×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dënohet me burgim të përjetshëm i akuzuari që abuzoi seksualisht me 8 vjeçarin në Fier, e më pas e vrau

    Reporteri
    03 Korrik 2023 | 15:33

    Klodian Çalamani, monstra i Fierit, është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe groposjen e 8-vjeçarit Mateo, ngjarje e ndodhur më 16 Nëntor 2021.

    Gjykata e Fierit e shpalli fajtor Çalamanin për akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit dhe marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur, kjo për shkak se autori kishte abuzuar seksualisht me 8-vjeçarin para se t’i merrte jetën dhe ta groposte në oborrin e banesës së tij.

    Klodian Çalamani do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

    Nga hetimet ka rezultuar se Klodian Çalamani e vrau me lopatë 8-vjeçarin, familja e të cilit banon pak metra më tutje, dhe më pas e groposi.

    Dy vite më parë, kanë qenë familjarët ata të cilët shqetësimin se djali i tyre Mateo nuk po gjendej. E megjithëse në rrugën e lagjes së tyre, familjarët e 8-vjeçarit po endeshin të dëshpëruar, Klodian Çalamani qëndronte i qetë në banesën e tij, ku në oborr kishte varrosur të ndjerin.

    Pas disa orësh kërkime dhe kqyrjes së një kamera të sigurisë, policia e gjeti pa shenja jete trupin e fëmijës të groposur në oborr./tvklan.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!