Deputetët e PartisëDemorkatike janë përplasur me efektivët e policisë në protestën që po mbahen ende në Tiranë.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar efektivët e policisë për dhunë, duke deklaruar se ata kanë goditur në sy liderin e opozitës, Sali Berishën.
”Jeni shndërruar si bandë. A kujtoni se do jetë gjithë jetën Rama dhe Gysi Agasi? Keni marrë urdhër, keni goditur direkt në sy kreun e opozitës. Tërhiquni”, është shprehur Noka.
Nga ana tjetër, deputetët demokratë Xhelal Mziu dhe Luçiano Boçi gjithashtu janë përfshirë në një debat dhe përplasje me efektivët e policisë.
Boçi u pa edhe më i revoltuar, kjo ardhur edhe nga dhuna e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj qytetarëve dhe deputetëve, duke thënë se është e pafalshme që qytetarët të dhunohen.
”S’ke turp, jeni ushtarë, merreni me deputetë e njerëz të thjeshtë, legena, patronazhitë. Mos më prekni me dorë. Nuk mund të godisni”, ka thënë Boçi, duke shtuar se është e pafalshme të dhunoni qytetarët.

