×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Deputetët në Shqipëri “harrojnë” coronavirusin: Të përqafuar, pa maska dhe pa distancë

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 20:15

    Kuvendi u mblodh sot për të votuar ministrat e rinj të emëruar nga Edi Rama dhe dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.


    Kjo ishte seanca e parë për këtë vit, e jashtëzakonshme, pasi normalisht punimet ishin parashikuar që të fillonin në 18 Janar.

    Seanca u zhvillua në kushtet e diktuara nga koronavirusi, por zbatimi i masave nuk ishte i tillë.

    Por edhe pse kishin vetëm pak ditë që nuk ishin takuar, pushimet dhe festat duket se kishin shtuar mallin te deputetët shqiptarë nga të dy krahët, të cilët në momente të caktuara “harruan” koronavirusin duke u përqafuar.

    Shumica prej tyre mbanin maskë, por kishte edhe rebelë që e injoruan, ndërsa distanca po ashtu linte për të dëshiruar nga ligjvënësit.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!