×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Deputeti i Lushnjes: Shoqja ministre vish çizmet e llastikut të të çoj te fermerët, nuk hanë me lugë floriri

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 10:34

    Deputeti i Lushnjes së PD, Saimir Korreshi ka postuar foto të disa serave në këtë qytet që janë shkatërruar nga furtuna duke shkaktuar kështu dëme të mëdha.


    Ai i bën thirrje ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës që të veshë çizmet dhe të shkojë të vizitojë nga afër këto sera.

    Postimi i plotë i Korreshit:

    AZHBR sot paska nxjerre reklam nga nje serë se sindihmon fermeret dhe se çdo gje ne bujqesi shkon fjollë e se do hamë me lug floriri.

    Keto pamje jane te nje tjeter fermeri qe fortuna e disa diteve me pare ja uli ne toke 4,2 dy sere.

    Mundi e djersa po ashtu edhe te gjitha kursimet te shkuara dem.

    AZHBR ka ndonje fjale per kete rast e per shume e shume te tjere ?? Apo vetem me tesera te PS??

    A e di AZHBR se njerezit kane braktisur serat si pasoje e rritjes se kostos se prodhimit si pasoje e rritjes ne 100% te plehrave kimik vetem ne vitin e fundit, e rritjes se fidaneve e mungeses se fuqise punetore dhe me kryesorja mungeses se tregut.

    Shoqa Ministre e Bujqesise te ftoj nje dite te veshesh çizmet e llastikut e te heqesh takat e bashke me mua te vizitosh realitetin. Te shkojme tek serat e njerezve punetore te shohesh se si eshte situata reale.

    P.s. do te te shpie te fermere me bindje te majte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!