Në parlamentin e Shqipërisë janë konfirmuar deri më tani tre deputetë të infektuar me koronavirus.
Bëhet fjalë për socialistin Elio Hysko dhe dy deputetët opozitarë Ralf Gjoni dhe Enver Roshi.
Pikërisht ky i fundit, Enver Roshi ndodhet në gjendje më të rënduar shëndetësore, sa që është dërguar për mjekim në Turqi.
Mediat në Shqipëri raportojnë se dërgimi i tij në Turqi, është bërë mbrëmjen e së enjtes, për shkak të problemeve në mushkëri.
Ndërkohë dy deputetët e tjerë ndodhen të karantinuar në shtëpi, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.