Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Andi Përmeti është shëruar nga koronavirusi. Lajmi është bërë i ditur gjatë seancës plenare të kësaj të enjte nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.
“Ne kemi kolegë që e kanë kaluar Covid-19. Dhe kolegu Andi Përmeti e ka fituar betejën me virusin”, u shpreh Balla.
Kujtojmë se, deputeti Andi Përmeti për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u dërgua me drejt Turqisë, me avion spitalor, për mjekim të specializuar.
Pas më shumë se dy javësh, u njoftua se gjendja e deputetit është stabilizuar dhe ai e ka fituar betejën me koronavirusin
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.