×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dërgohen 51 tonë ndihma nga Kosova në Durrës

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 11:43

    17 makina të ndryshme, përfshirë edhe një autoambulancë, me 51 tonë ndihma ka arritur sot në orët e para të mëngjesit në Durrës.


    Vetëvendosje njofton se janë duke u mbledhur edhe ndihma të tjera nga qytetarët në qytete të ndryshme dhe do të nisen sot pasdite në ora 15:00 në Durrës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Sot, në orën 02:00 në mëngjes, konvoji prej 17 makinave të ndryshme, përfshirë edhe një autoambulancë, me 51 tonë ndihma ka arritur në Durrës. Shpërndarja e këtyre ndihmave po vazhdon edhe në këto momente.

    Ky ishte konvoji i parë i këtij lloji, ndërkaq që ndihmat tjera të cilat janë mbledhur gjatë natës dhe po vazhdojnë të sillen nga qytetarë të shumtë gjatë gjithë kohës në të gjitha Qendrat Lëvizjes VETËVENDOSJE!, do të transportohen sot. Nisja do të bëhet në ora 15:00, nga Prizreni, ku do të jetë pika e takimit e konvojeve me ndihma nga Qendrat tjera.

    https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156341231017000

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!