×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detaje nga mbytja e 30-vjeçarit në Vlorë: I riu ka hematoma në kokë, ende i paidentifikuar

    Reporteri
    09 Shkurt 2021 | 10:54

    Ende vijon të mbetet i paidentifikuar 30-vjeçari që u gjet ditën e djeshme i mbytur në Zvërnec të Vlorës.


    Ndërkohë dyshimet e para ishin për ndonjë peshkatar të zonës, por veshja e të riut i rrëzon dyshimet.

    Ndërkaq, në përfundim të ekspertizës mjekoligjore, viktimës i janë konstatuar disa hematoma më kokë dukë ngritur dyshime për dhunë të ushtruar ndaj tij para se të hidhej në det.

    Në gishtin tregues të njërës dorë, i riu ka një tatuazh ( një kafkë).

    Kujtojmë që trupi i tij u gjet në breg të detit në Zvërnec rreth orës 11:15, në afërsi të Petroliferës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!