Një shtetas amerikan ka mbytur me litar bashkëshorten e tij këtë të hënë në shtëpinë e tyre në Tiranë.
Pas saj mbyti edhe dy qentë e familjes e më pas u vetëvra, po me litar.
Viktimat janë Indah Lilis Sartika Saragih dhe Matthew James Wertz, 55-vjeç.
Ky i fundit punonte si pedagog në një shkollë private në kryeqytetin shqiptar.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende.
Policia ka gjetur një letër të lënë nga Wertz në të cilën shkruhet: “Më fal, nuk ia dola dot.”
Çifti amerikan jetonte në një shtëpi në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”./Gazeta Tema
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.