Shtatë punonjës të fabrikës “ALBA GAS” në qytetin e Elbasanit janë plagosur, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, nga një shpërthim i fuqishëm që ka ndodhur në ambientin ku ata po punonin.
Tre prej të plagosurve janë Qemal Mullaku, Eduard dhe Osman Bendaj (Babë e bir). Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit në kompaninën “ELBA GAS” në pronësi të Agim Gegës, me objekt aktiviteti “Tregtim me pakicë të gazit” duke lënë të plagosur disa prej punonjësve.
Kompania “ELBA GAS” ndodhet në zonën e Ish-Kombinatit Metalurgjik dhe shpërthimi ka qenë në Uzinën 12.
Dyshohet se ka qenë shpërthimi i një tubi oksigjeni, pikërisht në repartin e oksigjenit, që ka shkaktuar ngjarjen duke lënë të plagosur 7 punonjës, tre prej të cilëve në gjendje të rënduar. Policia, Forcat zjarrfikëse dhe autoambulanca ndodhen në vendngjarje.
Ndërkohë, sipas Policisë të plagosur kanë mbetur vetëm tre punëtorë të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve.
“Në një subjektë privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalugjikut , si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 puntorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbyllejn e gazit dhe shmangien e donjë shpërthimit të mundëshem.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.