Vrasja e Bledar Muçës në qendër të Lushnjës duket si një skenë krimi tashmë e përsëritur. Viktima ka qenë me një person tjetër, ulur në një nga tavolinat e lokalit të tij në qendër të qytetit.
Ata kanë qenë jashtë lokalit, aty ku ishin ulur edhe persona të tjerë, por kjo nuk i ka penguar vrasësit të qëllojnë me breshëri.
Në mes të qytetit, në një zonë të populluar dhe të patrembur nga policia, autorët e krimit kanë arritur të qëllojnë ndaj Bledar Muçës duke e vrarë.
Vrasësit janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira. Nuk dihen motivet e krimit, por në Lushnjë tashmë prej vitesh vazhdojnë hakmarrjet mes fiseve për përplasje që e kanë origjinën më shumë se 20 vite më parë. Nuk përjashtohet fakti, që krimi të jetë i motivuar edhe nga një konflikt, që ka lindur kohët e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.