Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Niko Goro.
Gazetari Enrik Mehmeti raportoi nga Himara se autori i dyshuar Kliti Leka, 53 vjeç, pasi kishte vrarë 51-vjeçarin dhe më pas kishte plagosur motrën e këtij të fundit, ishte larguar në drejtim të Livadhit, ndërsa në automjet iu gjetën dhe dy armë, një automatik dhe një pistoletë.
Sipas grupit hetimor, ka dyshime se fakti që armët kishin ende plumba, autori kishte menduar që t’i jepte fund jetës duke u vetëvrarë. Por pas ndërhyrjes së policisë ai u neutralizua.
Mehmeti pohoi për se autori i krimit nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa pohoi se nuk kishte shkuar për ta vrarë biznesmenin
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.