×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detaje të reja, Myftaraj u hodh në sytë e nënës nga banesa

    Reporteri
    07 Korrik 2022 | 18:26

    Gazetari dhe publicisti Kastriot Myftaraj i ka dhënë sot fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në lagjen “Ali Demi”. Akti i rëndë duket se ka ndodhur para syve të nënës së tij, dhe ishte pikërisht ajo që njoftoi edhe policinë.

    Por, si duket Myftaraj ka qenë i diagnostikuar me tumor në tru. Një mjeke tek Neurokirurgjia thotë se si pasojë e tumorit, gazetari do të ndërronte jetë gjithsesi.

    Sa i përket aktit të rëndë, ajo thotë se mund të ketë qenë një gjendje e rënduar psikologjike e shkaktuar nga tumori.

    “I shkreti Kastriot , vuante nga nje tumor ne tru, qe do vdiste, gjithsesi. Per sa i perket aktit, ka te beje me problemet psiqike qe krijon tumorri. Nuk di si ka qene si gazetar, por ne neurokirurgji ku ka qene i shtruar ishte zoteri dhe shume falenderues per personelin e spitalit,” tregon mjekia. /abcnews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!