×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit shqiptar: Taksisti gjeti telefonin e të ndjerit, e shiti tek një servis

    Reporteri
    07 Nëntor 2021 | 16:43

    Telefoni i biznesmenit Ruzhdi Hoxha çoi në gjetjen e trupit të tij të pajetë dje në Dajt.

    BalkanWeb raporton se telefoni i viktimës ishte gjetur përtokë në zonën pranë Shkollës së Bashkuar nga një taksist.

    Ky i fundit mësohet se e kishte shitur celularin në një servis telefonash në kryeqytet. Bëhet e ditur se telefoni, duke qenë se nuk kishte pin, një nga teknikët e servisit kishte bërë me të një thirrje telefonike. Ka qenë pikërisht kjo telefonatë që sinjalizoi policinë, e cila lokalizoi vendin e servisit dhe e sekuestroi atë si provë materiale.

    Pasi është identifikuar taksisti, ai kishte deklaruar dhe vendin se ku e kishte gjetur dhe nga ky moment policia filloi kërkimet në zonën e Dajtit.

    Nga lëvizja e telefonit të viktimës, policia zbuloi dhe vendin ku ishte vrarë dhe mbuluar me zhavor e gurë Ruzhdi Hoxha. Kujtojmë se si i dyshuar për krimin është arrestuar Ferdinand alias Fredi Rrushi. Ky i fundit thuhet se ka lidhje me pjesëtarë të grupeve kriminele si H. Gj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!