×
  • Lajme
  • Shqipëria / Pjesë nga dosja e SPAK

    Dhëndri në burg, vetë i pandehur, zbardhet dosja: Sali Berisha në masë sigurie për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”

    Reporteri
    22 Tetor 2023 | 9:44

    Janë zbardhur disa pjesë nga dosja e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ku dyshohet se janë të përfshirë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

    Dyshohet se Berisha, kryeministër në atë kohë ka nxjerrë një sërë aktesh ligjore e nënligjore në funksion të kthimit të pronave dhe privatizimit të klubit Partizani dhe kompleksit shumë sportesh në favor të 5 familjeve e pronarëve ku përfitues i drejtpërdrejtë ishte dhëndri i tij.

    Dyshohet se Jamarbër Malltezi ka përfituar 3-5% të pasurisë se paluajtshme të 5 familjeve që ai ka përfaqësuar me prokurë dhe vetë ishte përfaqësues në këmbim të privatizimit, ku ka ndërtuar 17 kulla.

    Ndërkohë klubi “Partizani” ka qenë në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe nuk lejohej të privatizohej.

    Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi masën “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe “detyrim paraqitje” për Berishën dhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

    Mbi Berishën rëndon vetëm vepra “ korrupsion pasiv”.

    Maltezi dyshohet se pastroi para me Bekteshin i cili sipas SPAK hapi kompaninë e ndërtimit në të njëjtën kohë kur u krye privatizimi.

    Akuzat

    Mësohet se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal.

    Nga ana tjetër Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.

    Ndërtuesi Fatmri Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!