×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Digjet makina e pushuesit në Vlorë, pronari: Isha me pushime, s’kam asnjë konflikt

    Reporteri
    21 Korrik 2020 | 8:01

    Një automjet është shkrumbuar nga flakët në Vlorë, mbrëmjen e së hënës.


    Burime për Abc News bëjnë me dije se automjeti tip Audi R8 me targa gjermane është djegur në parkimin e një hoteli në Vlorë.

    Automjeti u përket pushuesve nga Maqedonia e Veriut, të cilet prej katër ditësh ndodhen në Vlorë. Pushuesit janë nga Kërçova e Maqedonisë dhe pronari i kësaj pronari është Burim Zyberi, i cili  thotë se nuk e di cili është shkaku dhe pse e kanë ja kanë djegur mjetin.

    “Kemi ardhur për pushime prej katër ditësh dhe ndodhi djegia e makinës. Nuk kemi asgjë zënkë me asnjë se di pse duhet të ndodhë kjo, unë kam ardhur për pushime. Unë jetoj dhe punoj në Gjermani”, është shprehur pronari i makinës.

    Sipas policisë makina është djegur qëllimisht duke i hedhur lëndë djegëse. Pushuesit ndodhen prej katër ditësh në Vlorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!