×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Digjet vetura, lëndohet 26 vjeçari

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 9:55

    Një drejtues mjeti është lënduar, pasi makina e tij është përfshirë nga flakët në ecje. Ngjarja ka ndodhur në Himarë, ku mendohet se shkak i djegies së makinës ka qenë shpërthimi i sarbatorit të mjetit.


    I plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale J. I., 26 vjeç, i cili ka marrë djegie të lehta në trup dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

    Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!