×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Digjet shtëpia, vdes 89-vjeçari në Kolonjë

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 18:51

    Digjet në banesën e tij 89-vjeçari në fshatin Podë të Kolonjës.


    Sipas asaj që mëson Ora News, viktima është shtetasi Vangjel Rusta.

    Banesa ku jetonte i moshuari shumë e vjetër, ndërsa ende nuk dihet shkaku.

    Dyshimet e para janë për ndonjë shkëndijë elektrike ose nga zjarri që ai ka përdorur për tu ngrohur.

    Njoftimi i Policisë Kolonjë:

    “Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit“.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!