×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    “Dikur një yll në ngjitje”- Reuters shkruan për Saimir Tahirin

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 10:50

    Një sërë mediash prestigjoze i kanë kushtuar artikuj vendimit të gjykatës së Krimeve të Rënda për ta dënuar ish- Ministrin Saimir Tahiri për shpërdorim detyre dhe me masën e shërbimit të provës.


    Reuters e ka nisur shkrimin duke kujtuar kohën kur Tahiri ishte një ndër personat më të besuar të kryeministrit Rama (kujtojmë se Rama e quante kampion ish-Ministrin).

    “Një gjykatë shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të enjten për shpërdorim detyre por të pafajshëm për trafik droge dhe e dënoi me 3 vite provë.

    Prokurorët kërkuan që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej me 12 vite burg me akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, në një rast që ka tronditur administratën e majtë.”

    Reuters raporton se vendimi për Tahirin erdhi pikërisht pak kohë para se Evropa të vendosë për fatin e integrimit të Shqipërisë në BE. Më tutje Reuters ka vënë në dukje se dikut Tahiri ishte një “yll në ngjitje” duke kujtuar se kur mori detyrën e Ministrit të Brendshëm ishte vetëm 34 vjeç.

    “Një nga yjet në rritje të PS kur u emërua ministër i Brendshëm në 2013 ishte vetëm 34 vjeç. Tahiri filloi modernizimin e forcës policore dhe i dha fund prodhimit të kanabisit në Lazarat në fillim të vitit 2014. Sidoqoftë, kanabisi më pas u përhap në të gjitha vendin e Ballkanit dhe trafikantët kanë zbarkuar ngarkesa deri në një ton në Itali.“-shkroi Reuters.

    Ndërkohë të tjera media të njohura i kanë kushtuar artikuj vendimit të djeshëm, të cilat mund t’i lexoni më poshtë shkurtimisht:

    Media italiane “Ansa”: “Ish-minister ne kabinetin e kryeministrit socialist të Edi Ramës, në detyrë deri në marsin e kaluar 2017, Tahiri përfundoi në gjyq pas hetimeve të kryera në Itali, hetime që çuan, në tetor të po këtij viti, në shkaterrimin e një organizatë kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë, disa të afërm të ish-ministrit, qe merreshin me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Tahiri tashmë ka njoftuar se do të apelojë vendimin”.

    BalkanInsight: “Gjykata i jep ish-ministrit të Brendshëm një dënim me burg të pezulluar për shpërdorim detyre, por e konsideron atë jo fajtor për akuzat më të rënda për trafik droge, në një aktgjykim që partia kryesore e opozitës e quajti “të turpshem”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!