Një i ri ka përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohet se ka ngjallur panik te banorët e Golemit, me pretendimin se do të binte një tërmet i fuqishëm.
Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.A,. 18 vjeç. “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, mësohet të jetë shprehur i riu përmes një altoparlanti, duke ngjallur panik tek banorët.
“Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me altoparlant “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët”, thuhet në njoftimin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.