402 oficerë të rinj të policisë kriminale u diplomuan në një ceremoni të organizuar në oborrin e Ministrisë së Brendshme në Tiranë.
Drejtuesi i këtij dikasteri, Sandër Lleshaj në mesazhin drejtuar policëve të rinj i paralajmëroi ata që profesioni që kanë zgjedhur nuk do t’i bëjë ata të pasur.
Sandër Lleshaj: Ju keni filluar një karrierë, si kudo në botën demokratike nuk ju bën të pasur.
Shërbimi që do kryeni nuk mund të shpërblehet me monedhat e zakonshme. Puna juaj shpërblehet me mirënjohjen e publikut, respekti, dinjiteti që shoqëron çdo orë dhe minutë të shërbimit ndaj publikut.
Ministri i Brendshëm njoftoi se në Akademinë e Policisë do të hapen programet e reja për rreth 600 të rinj e të reja, 60 prej të cilëve do të jenë përsëri nga radhët e studentëve të shkëlqyer që i kanë përfunduar studimet universitare në degë të përzgjedhura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.