×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Disa vajza bëhen “llom” duke u rrahur, njëra nxjerrë boksin metalik

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 8:21

    Disa të reja në Tiranë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me njëra-tjetrën. Bëhet fjalë për tre vajza të moshës 26, 19 dhe 18 vjeçe.

    Pas ndërhyrjes së policisë, në kontrollin fizik të 26-vjecares u gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua.

    “Është arrestuar A. H., 26 vjeçe si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra tjetrën. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetases A. H., iu gjet një dorezë metalike e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!