×
  • Lajme
  • Raporto
  • Shqipëri

    Dita e 102-të e protestës në Shqipëri: Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, disa protestues bllokojnë qarkullimin

    Reporteri
    09 Shtator 2026 | 20:15

    Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të mërkurë në ditën e saj të 102-të ndërsa si çdo pasdite, pas orës 19:00, ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ” Rama në burg, Berisha në burg”, etj.

    Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.

    Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Protestuesit gjithashtu kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në njërin krah të Unazës. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!