×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dita e 5-të e protestës në Shqipëri, të rinjtë marshojnë drejt Kryeministrisë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 18:56

    Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshin “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Thirrjet e tyre janë kundër qeverisë ndërsa deri tani nuk kanë kryer asnjë akt të dhunshëm.


    Situata deri tani paraqitet e qetë ndërkohë që vihet re sërish prania e të miturave në protestë.

    Një tjetër protestues tha se kërkesa për largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka ardhur për shkak se policia është përpjekur që të fshehë dhe manipulojë ngjarjen e vrasjes së Klodian Rashës.

    Një prej pjesëmarrësve të protestës Genc Sejko thotë se policia po përpiqet të mos i lejojë të grumbullohen në qendër të Tiranës. “Ardi Veliu të largohet dhe të nisë një reformë e thellë në Policinë e Shtetit”, deklaroi Sejko.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!