×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dita e katërt e vaksinimit në Shqipëri, 266 të vaksinuar deri tani

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 21:19

    E enjtja ka shënuar ditën e katërt të vaksinimit anti-COVID në vendin tonë, proces që po zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania” në kryeqytet.


    Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se po vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve. Manastirliu thotë se që prej së hënës, dita kur filloi fushata e vaksinimit në Shqipëri, 266 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës Phizer.

    “266 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19, janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në “Air Albania Stadium”, shkruan Manastirliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!