Drejtoresha e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Gina Haspel, në ditën e fundit të presidencës së Donald Trump njoftoi largimin nga detyra e saj.
Në një postim në llogarinë zyrtare në Twitter të CIA-s, Haspel, falënderohet për shërbimin 36 vjeçar ndaj popullit amerikan.
Ndërkohë edhe në një deklaratë shtuar postimit, Haspel duke bërë të ditur se është ndarë nga agjencia në mënyrë krenare, teksa ajo ka theksuar se së bashku kanë kryer punë të suksesshme, kanë kapërcyer kërcënimet dhe kanë bërë investim për të ardhmen.
Teksa Haspel nuk ka treguar ndonjë arsye për largimin e saj, portali Axios me 16 janar shkroi se Haspel ka kundërshtuar dhe kërcënuar me dorëheqje presidentin Trump i cili në fillim të dhjetorit emëroi në agjenci Kash Patel si njeriun e dytë pas saj.
Presidenti i zgjedhur në SHBA, Joe Biden në një deklaratë më 11 janar, në vend të Haspel e cila kryente detyrën si drejtoreshë e CIA-s që nga 21 maji 2018 e deri tani, kishte njoftuar se në krye të agjencisë ka paraqitur si kandidat 64-vjeçarin ish-ambasadorin në Rusi, William J. Burns.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.