25-vjeçari me inicialet K.Ç. , i cili ra nga kati i 3-të i banesës së tij dhe vdiq rrugës për në spital, kishte prerë ditën e dasmës. Këtë detaj që e bën akoma më tragjike ngjarjen e ndodhur në Krujë e ka bërë me dije vetë kushëriri i viktimës.
Në një koment në rrjetet sociale, i afërmi vajton për të riun dhe shkruan se familja priste ta martonte.
“Ah more kusho pritem te te martonim neser e ti na ike nga jeta,”- shkruan ai në koment.
Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Krujë. I riu ra në mënyrë aksidentale nga kati i tretë i shtëpisë së tij. Ai u nis për në spital, por humbi jetën rrugës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.