×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Do të martohej në gusht, kjo është 19-vjeçarja që vdiq prej shpërthimit në Velipojë

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 12:26

    Vajza që shihni në foto është 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila ndërroi jetë në spital në Itali, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin në pronësi të familjes së saj.


    Ngjarja e rëndë ndodhi në 4 korrik, në Velipojë. Raportohet se e reja ishte e fejuar dhe se në muajin gusht kishte prerë ditën e dasmës në muajin gusht.

    Ajo mbeti e plagosur bashkë me nënën dhe motrën dhe vëllain e saj, ndërsa rreth 90% e trupit të saj u dogj. Aktualisht në spital në Itali janë nëna dhe motra dhe vëllai i 19-vjeçares.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!