Stavri Vasilovski, 45 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur në liqenin e Prespës, ishte punonjës mirëmbatje në Bashkinë e Pustecit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se peshkatarët dhe banorët e zonës, kanë dalë në kërkim të 45-vjeçarit, që kishte dalë për peshkim por që nuk u kthye, më pasi anija e tij u përmbys në det.
Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dhe forcat e Polumbarëve.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku Vasilovski, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.