×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dorëheqja e Grida Dumës, kolegët e saj shfaqen me lot në sy

    Reporteri
    08 Nëntor 2022 | 11:26

    Vendimi i Grida Dumës për të lënë mandatin e deputetes këtë të hënë është pritur me emocione në radhët e demokratëve.

    Vetë Duma shfaqi jo pak emocione në deklaratën e saj për mediet, kur tha se po largohet nga Partia Demokratike.

    Ndërsa kolegët e saj, veçanërisht Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Akça, nuk mbajtën dot lotët teksa e dëgjonin në sallë.

    Ky moment na kujton dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike në vitin 2013 pasi humbi zgjedhjet. Atë ditë, kolegë dhe mbështetës të Berishës shpërthyen në lot, ndërsa një moment i tillë i ngarkuar me emocione u shfaq sot në Kuvend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!