×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dorëheqja e Lleshajt nuk mjafton, lajmërohet tjetër protestë për Klodian Rashën

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 9:11

    Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, kryeministri Edi Rama kërkoi falje për vrasjen e Klodian Rashës duke u shprehur se do vihet drejtësi, mirëpo qytetarët shqiptarë nuk mjaftohen!


    Ata kanë vendosur që dhe ditën e sotme të protestojnë.

    Nën moton ”Drejtësi për Klodianin”, gjatë pasdites së sotme në orën 18:00 është bërë thirrja për protestë në qendrat e të gjitha qyteteve të vendit.

    Pavarësisht dhunës, arrestimeve dhe plagosjes, qytetarët do vijojnë të mblidhen para kryeministrisë dhe shesheve të qyteteve ku ndodhen për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës i cili u vra nga një efektiv i policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!