Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se 52 kilogramë dredhëza të importuara nga Greqia janë shitur në treg, ndonëse analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të larta pesticidesh, përtej kufijve të lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore.
Sasia u analizua më 17 shkurt në kuadër të planit të monitorimit me bazë rreziku, por rezultatet dolën pasi produkti ishte shpërndarë dhe konsumuar nga qytetarët. Në vijim të këtij rasti, AKU ka klasifikuar luleshtrydhen si një produkt me risk të lartë, duke urdhëruar masa të menjëhershme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes.
Si pjesë e këtyre masave, janë bllokuar 10 ngarkesa të tjera me luleshtrydhe greke në pikat kufitare, të cilat nuk do të lejohen të futen në treg deri në përfundimin e analizave laboratorike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.