×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Drejtoresha e ISHP ngre alarmin: Është rritur numri i moshave të reja të shtruara në spital, 77% e kapaciteteve janë të zëna

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 12:56

    Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve ka ngritur alarmin se po rritet numri i moshave të reja që janë shtruar në spital.


    Gjatë mbledhjes, Fico tha se deri në këto momente 77% e kapaciteteve në spitale janë të zëna.

    “Situata epidemiologjike ka një tendencë në rritje të rasteve të reja. Veçanërisht në javën e fundit kemi parë një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja.
    Kohët e fundit është parë një tendencë në rritje të infektimit të moshave të reja, të shtruar edhe në spital. 77% e kapaciteteve në spital janë të zëna, ndërsa në reaminacion është 34%.

    Marrja e këtyre vendimeve të vështira për autoritetet dhe qeverinë ka të bëjë me përmirësimin e situatës epidemiologjike. Sa herë kemi respektuar këto masa ne kemi shkuar përpara. Mesatarja e rasteve ditore ka shkuar në 1080, pavarësisht numrit të rritur të testimeve, kemi një rritje të moshave nga 15-34 vjeç. Shpejtësia me të cilin po përhapet infeksioni, dhe të dhënat që kemi nga ISHP na tregojnë se kemi mundësinë e qarkullimit të mutacionit të ri të Covid. Duhet të jemi të qartë se respektimi i masave, puna online, mësimi përmes internetit dhe të gjitha masat e tjera të nevojshme”,- tha Fico.

    Ndërkohë të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe drejtoresha e Spitalit Infektiv Najada Çomo, e cila tha se është rritur numri i shtrimeve të moshave të reja

    “Kemi shtim të numrit të rasteve të shtruar në spitale, ku është shtuar edhe numri i shtrimeve të moshave të reja. Kemi edhe raste të rënda të moshave të reja, ndërkohë që kemi patur edhe raste fatale. Deri më tani është i përballueshëm numri i shtrimeve në spitalet tona. Ne do punojmë me çdo kusht deri në momentin që do kemi pacientin e fundit, por edhe popullata duhet të na mirëkuptojë”,– tha Çomo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!