Katër persona janë vënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Kurse, penalisht janë proceduar dy administratorë subjketesh që kishin zënë hapësirën publike.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht në gjendje të lirë M. G., 60 vjeçe dhe B. T., 59 vjeç, pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa leje.
Kurse, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë D. D., 24 vjeç dhe R. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit që i bënë forcat “Shqiponja” në banesë, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 peshore elektronike.
Në flagrancë u arrestua V. Xh., 53 vjeç, pasi ka vjedhur 4 aparate celular.
Ndërsa, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan A. Ll., 31 vjeç, pasi u përfshi në një aksident pasi po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Për pasojë pati vetëm dëme materiale. /abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.