×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Drogë nga Amerika e Jugut në Evropë, arrestime në Shqipëri e Itali

    Reporteri
    22 Korrik 2020 | 10:30

    Policia e Shtetit dhe Policia Italiane kanë zhvilluar një operacion të përbashkët në fushën e trafikimit të drogës, përdorimit të armëve dhe përfshirjen e një të mituri në këto aktivitete.


    Deri më tani janë lëshuar 20 urdhërarresti në Emilia Romagna, Lombardi, Liguria dhe Marche, në kuadër të operacionit “Riviera” të zhvilluar nga Departamenti i Operacionit Special) në bashkëpunim me kolegë nga territore të ndryshme.

    Të përfshirë në këtë organizatë kriminale, janë edhe tre shqiptarë, të cilët janë arrestuar në Shqipëri.

    Hetimet filluan në maj 2018 pas një raporti të dërguar në Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve të Drogës nga policia kolumbiane.

    Shkak u bë ardhja e një “kimisti” kolumbian në Itali i cili do të duhej të binte dakord për mënyrën e mësimit e trafikimit të drogës që do të vinte nga Amerika e Jugut.

    Kështu u zbulua një organizatë e trafikantëve të drogës, kryesisht me kombësi shqiptare, shumë aktive dhe me rrënjë në Itali.

    Deri më tani janë sekuestruar pasuri në vlerën 150 mijë euro.

    Mbi të gjitha, ajo ishte e angazhuar për furnizimin, administrimin dhe shitjen e drogës në Riviera Romagna dhe Rimini , si dhe për furnizimin me kokainë dhe heroinë nga Amerika e Jugut në Evropa Veriore, si dhe marijuanë e cila gjithashtu eksportohej në sasi të mëdha në Austri.

    Të dyshuarit gjithashtu ishin në gjendje të përkryer për të “rafinuar” drogën para se ta shisnin atë duke aplikuar teknika të transformimit, për shembull, të kokainës nga gjendje e lëngshme në gjendje të ngurtë.

    Gjatë operaiconit, karabinierët gjetën gjithashtu një armë gjahu 12 matës dhe disa municione. Një i mitur gjithashtu ishte i angazhuar në këtë veprimtari të paligjshme, pasi ishte përgjegjës për peshimin dhe paketimin e drogës. Për më tepër, i riu duhej të gjente klientë dhe të mbledhte paratë nga droga.

    Në orën 10:30, pritet konferencë për shtyp në Itali nga policia italiane, për detaje të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!