Në Shqipëri, të paktën 20 persona u arrestuan dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, si pjestarë të një gupi që trafikonte loje të ndryshme drogash nga Lindja e Mesme me destinacion Italinë dhe vende të tjera të Bashkimit europian.
Hetimi 2 vjeçar ndaj rrjetit të narkotrafikut, mësohet të ketë nisur pas sinjalizimeve të ardhura nga autoritetet italiane, me të cilat Prokuroria e Posaçme, ngriti më pas dhe një skuadër të përbashkët. Nga të dhënat rezulton se grupi siguronte lëndën narkotike, nga marijuana, te heroina dhe kokaina, në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme. Në të paktën 8 episode të veçanta, sasisa e drogës së sekuestruar kap vlerën e 2.7 milion eurove.
Siç bëri të ditur dhe prokurori Vladimir Mara, droga lëvizte përmes kamionëve që transportonin mallrat të tjera, e fshehur në vende të posaçme, që shpesh nuk kapej as nga skanerat e autoriteteve në dogana.
Prokurori Mara tha gjithashtu se për personat e arrestuar, mes të cilëve dhe një punonjës policie i Komisariatit të Shkodrës, është kryer dhe hetim pasuror, dhe se gjatë operacionit për arrestimin e tyre janë sekuestruar dhe automjete luksoze, pajisje kompjuterike, aparate celular, si dhe vlera të ndryshme monetare./VOA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.