Nëpërmjet përdorimit të dronit, policia ka mundur të gjejë disa fidanë kanabisi të kultivuara në kubikë, brenda një banesë në Rrëshen.
Policia ka mundur të arrestojë në flagrancë dhe pronarin e banesës, i cili dyshohet se është dhe autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi të drogës.
Fidanët e dyshuar narkotikë, në kubikë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
“Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi”, kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat i kontrolleve në kuadër të këtij operacioni, përmes përdorimit të dronit, u konstatuan në kubikë, 94 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të fshehur pas banesës së shtetasit V. C., i cili u arrestua në flagrancë si autor i dyshuar i këtij rasti kultivimit”, njofton policia.