×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Duket si situatë lufte, tërmeti i fuqishëm në Tiranë dëmton ndërtesën e shkollës

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 17:31

    Dy tërmet të fuqishme goditën sot Shqipërinë. Epiqendra e tyre ishte në Durrës, kurse magnituda ishte 5.8 ballë dhe 5.6 ballë.


    Në një video të postuar në Facebook shihet dëmet që ka shkaktuar ky tërmet në Tiranë, saktësisht tek Shkolla e Arkitekturës.

    Shihet se si ndërtesa e shkollës kishte pësuar dëmet të konsiderueshme. Po ashtu edhe veturat që ishin afër aty ishin dëmtuar.

    Sipas IGJUEM ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

    Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër. Ndërkohë shtatë persona raportohet se kanë mbetur të lënduar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!