×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Durrës, djali vrau të atin dhe kufomën ia hedh në pus

    Reporteri
    04 Shtator 2024 | 16:51

    Në fshatin Shënvlash të Durrësit, dyshohet se djali ka vrarë babanë e vet.

    Krimi dyshohet të ketë ndodhur më 13 gusht 2024, datë në të cilën ishte denoncuar zhdukja e 62 vjeçarit, E.B.

    “Klan TV” raporton se i biri i të ndjerit, E.B. pasi i ka marrë jetën babait të tij, e ka hedhur kufomën në pus. Ende nuk dihen më shumë detaje mbi vrasjen, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar.

    Siç raporton ky medium, Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.

    “Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i kishte marrë shuma parash”, raporton Klan TV

    Kujtojmë se më 23 shkurt të këtij viti, po në të njëjtin fshat u gjet i vrarë e i groposur 50-vjeçari Pëllumb Meta. Të arrestuar për ngjarjen e rëndë ishin 3 fëmijët e tij, vajza dhe dy djemtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!