×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Durrës, hajdutët vjedhin makinën dhe i vënë zjarrin në afërsi të stadiumit

    Reporteri
    08 Tetor 2019 | 10:01

    Një automjet tip “Renault” me targa AA 832 OO është djegur në mesnatë, në afërsi të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës.


    Mendohet se grabitësit kanë tentuar me mjete të forta të çmontojnë aksesorët dhe më pas kanë thyer xhamat e kanë çmontuar paketën kroskot dhe kasetofonin.

    Më pas i kanë vënë zjarrin. Si pasojë e flakëve, më shumë se gjysma e automjetit është djegur.

    Grupi hetimor në vendngjarje po heton për shkaqet e ngjarjes dhe zbulimin e pronarit të mjetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!