×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Durrës: Selmani 93 vjeç dhe gruaja e tij Servetja kërkojnë ndihmë për ushqime e ilaçe

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 14:44

    Të izoluar, në pamundësi financiare dhe të sëmurë, çifti I të moshuarve Shabani në Durrës kërkon ndihmën e pushtetit vendor për tu siguruar ushqime dhe ilaçe.


    Prej ditësh qëndrojnë të izoluar, por shprehen se nuk u kanë trokitur në derë për ti ndihmuar në këtë situatë emergjencë.

    Durres- Në masat antikovid mosha e tretë e ka të ndaluar absolutisht të dalë nga banesa deri në kalimin e emergjencës covid 19.

    Në Durrës Selman Shabani është 93 vjeç dhe bashkëshortja e tij Servetja 84 vjeçe kanë respektuar masat, por thonë se për të jetuar u duhet që bashkia ti përgjigjet kërkesave të tyre

    “jemi të sëmurë. Dy pensionistë ju lutem më ndihmoni. Më merret frymë nuk mund të bëj pazarin.”

    Servetja është e sëmurë dhe mezi mbushet me frymë. Faturat po ashtu i rëndojnë në këtë situatë të vështirë

    “24 mijë lekë paguam ujë e drita këtë herë, na iku pensioni. Fatura nuk vijnë.”

    Ekipet e ngritura, sikurse është deklaruar duhet të qëndrojnë më me përgjegjësi afër kësaj shtrese të shoqërisë e cila ka nevojë për ndihmë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!