×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy 17-vjeçare humbin jetën pasi vetura rrëshqet nga rruga

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 9:22

    Një aksident rrugor ka ndodhur në Bërzhitë afër Tiranës ku si pasojë humbën jetën dy 17-vjeçare.


    Mësohet se në aksin e vjetër rrugor, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.

    Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.

    Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy udhëtarët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!