Dy aksidente të rënda u shënuan mesditën e sotme në Jug të vendit, saktësisht në Sarandë dhe Vlorë, ku ka ndërruar jetë një 65-vjeçar shqiptar dhe është plagosur rëndë një 46-vjeçar maqedonas.
65-vjeçari ka ndërruar jetë pasi u aksidentua me makinën tip “Ford” me targa italiane në Orikum të Vlorës në vendin e quajtur fushë Dukat.
Si pasojë e humbjes së kontrollit makina doli nga rruga dhe ra në një kanal duke u përplasur edhe me një trung peme. Viktima është Hasan Kalaj, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Ndërsa shtetasi maqedonas po udhëtonte nga Saranda drejt Ksamilit dhe është aksidentuar në Berdenesh, ku automjeti doli nga rruga dhe është përplasur në një zonë shkëmbore anash saj.
Ai është identifikuar si Ristovski Trajsen, 46 vjeç, i cili është transportuar për në spitalin “Petro Nako” të Sarandës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.