Nëntë persona janë plagosur nga dy aksidente që janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Pogradec dhe në Lezhë.
Në aksin Lezhë-Milot pranë urës mbi lumin Drin rreth orës 17:15 u përplasën dy makina.
Nga aksidenti mbetën të plagosur gjashtë persona, nga të cilët dy janë më rëndë. Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë. Si pasojë e aksidentit u bllokua aksi në të dy anët për më shumë se 30 minuta, raporton shqiptarja.com.
Ndërkohë që në Pogradec në afërsi të tunelit panoramik, nga përplasja e fortë e dy makina mbetën të plagosur dy drejtuesit dhe një pasagjer. Të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Vetëm në 12 ditët e para të vitit 2020, gjashtë persona kanë humbur jetën nga aksidentet dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Pavarësisht ndërrimit të viteve, situata vijon që të jetë e njëjta me statistika të frikshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.