Prej dy ditësh trupi i tij qëndron në morg, ende i paidentifikuar.
Fjala është për një 50 vjeçar i cili gjeti vdekjen pas një aksidenti në aksin Tepelenë- Gjirokastër. Një autobus i linjës Vlorë- Athinë e goditi 50 vjeçarin duke e lënë të vdekur, por që prej dy ditësh, askush nuk ka mbërritur në spital për të identifikuar viktimën.
Policia kësisoj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, duke bërë publike dhe disa pamje të viktimës nga kamera e sigurisë së një lokali ku ka qenë burri i paidentifikuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.