×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy kontingjente të Forcave Speciale të Shqipërisë në misionin “Resolute Support” në Afganistan

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 11:55

     Dy kontingjente të Forcave Speciale të Shqipërisë u nisën dje për në misionin “Resolute Support” në Afganistan.


    Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila thekson se “detyrimet e Shqipërisë ndaj NATO-s vijojnë pavarësisht pandemisë”.

    “Dje përcollëm dy kontingjente për në misionin “Resolute Support” në Afganistan. Kontingjenti i Forcave Speciale do të vijojë shërbimin delikat në Bagram, ndërsa trupat e batalionit të III të këmbësorisë do të shërbejnë në Aeroportin e Kabulit. Suksese djema dhe u kthefshi shëndoshë e mirë”, – tha ministrja Xhaçka/ATSH.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!