Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona ranë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali.
Fillimisht, Sokol Preka, 40 vjeç, roje i lokalit, humbi jetën pas kontaktit me rrymën elektrike. Ndërsa elektricisti David Deda, 46 vjeç, i cili gjithashtu ra në kontakt me rrymën, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, raporton Euronews Albania.
Sipas informacionit paraprak të policisë, dy personat dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të lokalit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Karmë, ju informojmë se edhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




