Një 41-vjeçar dhe një 37-vjeçare nga Kosova janë zënë me para të padeklaruara në Port, Durrës.
Sipas policisë, E.H., dhe F.M., paratë i kishin në trup, në total prej 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar,
Shuma e parave u sekuestrua nga Policia e Shtetit me cilësinë e provës materiale.
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.