×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy të rinj u përleshën fizikisht në Vlorë, policia jep detaje

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 23:30

    Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pas një konflikti fizik. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Vlorës ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, Vlorë, ku dyshohet se shtetasi Erges. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


    Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Erges B.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!