Dy turistë anglez kishin humbur rrugën në një terren tejet të vështirë malor të fshatit Dukat, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin.
Për këtë arsye, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum iu kanë dalë në ndihmë dy turistëve anglezë, të cilët kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor.
“Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e 2 turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat të Vlorës. Turistët po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim të Policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.